Çfarë është dhe çfarë bën?
Vaska SPA, jacuzzi (në shqip xhakuzi ose gjakuzi), pishina me hidromasazh dhe vaska me hidromasazh – ka shumë emra për pak a shumë të njëjtin produkt. Për njeriun bashkëkohor të suksesshëm nën stresin e kërkesave dhe pritshmërive të jetës së përditshme, është e domosdoshme që ai të jetë në mundësi t'i dorëzohet kënaqësisë dhe relaksimit në momentet e lira, para se të kthehet në detyrimet të tij të përditshme. Po ashtu siç bënin paraardhësit tanë të largët në burimet medicinale, edhe sot në jemi në mundësi të kalojmë momentet e lira të jetës në "gejzerë" me ujë të ngrohtë dhe të pastër, falë teknologjisë moderne. Ne kënaqemi me muzikën tonë të preferuara dhe erërat natyrale të aromaterapisë, pavarësisht nëse jashtë është një verë e nxehtë me vapë ose një dimër e ftohtë me dëborë. E gjitha kjo në një ambient të hapur apo të mbyllur, në kopsht, në tarracë ose në uikend-shtëpi…
Çfarë është e nevojshme për instalim?
Një bazë betoni dhe një kabllo rryme prej 3x2,5 ose 5x2,5
Baze prej betoni është i nevojshëm për instalimin dhe përdorimin e kadës-pishinës SPA. Kudo nga kjo bazë betoni, dhe brenda vetë sipërfaqes së vaskës SPA, vendosni skajin e kabllos së energjisë me një gjatësi prej 4 m.
Këshillë e dobishme:
Ju rekomandojmë, nëse është mundshme, që kjo sipërfaqe, të jetë afërsisht 40% më e madhe sesa sipërfaqja e vaskës SPA që dëshironi ta instaloni. Shpjegimi i thjeshtë për këtë rekomandim qëndron në faktin se është shumë e këndshme dhe praktike (për të ruajtur cilësinë e ujit dhe për të mundësuar hyrjen dhe daljen) që të ketë një "shteg këmbësh" rreth vaskës SPA, i cili pas vendosjes së SPA mund të mbulohet ose zbukurohet me "decking" ose "pishë siberiane".
A ka nevojë për ujë dhe rrjetë kanalizimi për të instaluar dhe përdorur pajisjen?
Nuk janë të domosdoshme.
Le të kuptojmë njëri tjetrin – uji është baza e konceptit ë SPA-së, por instalimi i vaskës SPA nuk nënkupton domosdo gërmime, punime të rënda dhe ndërhyrje të ngjashme. Përkatësisht, nëse sistemi është i mbyllur, ai mbushet shumë lehtë dhe thjeshtë nga kopshti me një zorrë ose nga rubineti më i afërt... Ai mund të zbrazet gjithashtu: përmes ventilit të shpejtë që është i instaluar dhe i shënuar në anën e poshtme të secilit prej vaskave tona SPA. Pra, shkurtimisht: një rubinet në kopsht, në bahçe ose në tarracë, me një grilë kullimi në distancën e duhur, do të zgjidhë gjithçka pa probleme.
Këshillë e dobishme:
Për të ruajtur mjedisin njerëzor, ju këshillojmë që të ktheni ujin në tokë sa më shpesh të jetë e mundur. Nëse keni përdorur vetëm "trajtimin e integruar të ozonit" pa shtim të mjeteve kimike për të ruajtur ujin midis dy cikleve të kullimit – zëvendësimit të ujit, ju rekomandojmë që të përdorni ujin për ujitjen e lëndinave, bimëve etj. Natyra do të na falënderojë për këtë dhuratë!
Sa shpesh duhet ta ndërrohet uji në vaskën SPA?
Përgjigja e përshtatshme e vetme është: sipas nevojës.
Përvoja e klientëve tanë lidhur me përdorimin e SPA-ve është që periudha më e shkurtër për përdorimin e ujit është 5 ditë, ndërsa periudha më e gjatë është 25 ditë. Këtu, natyrisht, duhet të kemi parasysh faktorët e ndryshme që ndikojnë në këtë afat, ndër të cilët do të përmendim:
cilësia e ujit, rregullimi individual i cikleve të filtrimit të ujit dhe ozonit, rregullsia e mirëmbajtjes, d.m.th. larja dhe zëvendësimi i filtrave mekanikë, shprehitë higjienike të përdoruesve...
Këshillë e dobishme:
Në dyqanin tonë online, ju do të gjeni gjithmonë mjetet kimike të nevojshme për të ruajtur cilësinë dhe pastërtinë e ujit në nivelin më të lartë. Këto mjete kimike janë të prodhuara dhe të certifikuara nga prodhues të njohur.
A mund të punojë SPA, të ngrohë ujin dhe të përdoret kur temperaturat e jashtme janë nën zero?
Sigurisht, në qoftë se niveli i pajisjes është projektuar për një gjë të tillë.
Konfigurimi dhe përzgjedhja e saktë e nivelit të pajisjes ndikojnë në kënaqësinë e përdorimit dhe, natyrisht, në çmim. Për shembull, pajisjet tona me nivelin më të lartë PRIVILEGE mundësojnë një shfrytëzim shumë të kënaqshëm në kushtet klimatike më të vështira dhe në një gamë temperaturash midis -5°C dhe +50°C.
Këshillë e dobishme:
Ne ju rekomandojmë që të vlerësoni realisht nevojat dhe pritshmëritë tuaja lidhur me pajisjet SPA. Do të jetë një kënaqësi t'ju ofrojmë paketat më të mëdha të pajisjeve, por ju ftojmë që të mendoni mirë se çfarë ju nevojitet me të vërtet dhe sa shpesh do të keni temperatura rreth 0°C dhe madje temperatura negative. Së dyti, a keni nevojë për një sistem zanor stereo të integruar në SPA? Tingëllon mirë dhe është shumë i mirë, por për afërsisht të njëjtën shumë parash ju mund të merrni dhe të përdorni një sistem të pavarur, p.sh. një altoparlant JBL, të cilin mund ta përdorni në shtëpinë tuaj gjatë ditës, kur nuk e përdorni SPA-në. Pra, qëllimi ynë nuk është t'ju shesim një SPA me sa më shumë pajisje shtesë të jetë e mundur, por që të merrni atë që ju nevojitet.
Cila është jetëgjatësia e vaskës SPA?
Vlera e përdorshme d.m.th. jetëgjatësia e planifikuar e secilit prej artikujve tanë është midis 15 dhe 20 vjet nëse sigurohet mirëmbajtja dhe përdorimi i duhur.
Këshillë e dobishme:
Pastroni rregullisht filtrin mekanik të vaskës suaj SPA. Ndërrojeni një herë në vit. Nëse nuk do ta përdorni vaskën për një kohë të gjatë, p.sh. gjatë muajve të dimrit, kushtojini më shumë kohë përgatitjes së saj për "hibernim". Në këtë mënyrë jetëgjatësia e SPA-së do të zgjatet, uji do të jetë jashtëzakonisht i pastër dhe do të arrihet lehtë afati i lartpërmendur: midis 15 dhe 20 vitesh. Kësaj teme i kushtohet një kapitull i tërë në manualin tonë të përdorimit.
Garancia
Të gjitha produktet tona kanë një garancie të përgjithshme 24 mujore (12 mujore)*. Kjo vlen edhe për të gjitha pjesët dhe kompletet e instaluara pa kufizim, me përjashtim të dëmeve të shkaktuara nga montimi ose lidhja e papërshtatshme ose nga mosmirëmbajtja, thyerja dhe ndikimet e tjera të padëshirueshme. Garancia aktivizohet automatikisht më së voni pas 30 ditësh nga koha e dorëzimit.
* Shënim për përdoruesit/pronarët e produkteve tona që janë në përdorim publik (qendrat SPA, hotelet, bujtinat, dhënia e banesave me qira...) periudha e garancisë është 12 muaj.