Funksionet

Kontrolli i SPA-së

Kontrolli i SPA-së

Kontrolli elektronik i funksionimit përben "trurin" e çdo vaske SPA. Të nxitur nga dëshira për ta bërë përdorimin të thjeshtë, intuitiv dhe në të njëjtën kohë cilësor dhe afatgjatë, ne kemi zgjedhur komponentët elektronikë GECKO. Ky produkt amerikan është prodhuar tërësisht në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është rezultati i punës dhe angazhimit shumëvjeçar të inxhinierëve dhe punonjësve të kompanisë GECKO, të cilët kanë monitoruar secilin komponent individual, duke siguruar zhvillim të vazhdueshëm dhe ndjekjen e trendeve

  • Smart eco
  • Silent bowler
  • Sound system
  • Touch control
  • Smart LED light
  • Smart system
Pompa e ujit

Pompa e ujit

Nëse elektronika është truri i çdo vaske SPA, atëherë pompat e vaskës janë padyshim zemra e saj. Fuqia e lartë e rrjedhjes prej 2 ose 3KF, ekonomia në konsumin e energjisë elektrike dhe karakteristika SILENT janë një kombinim fitues.

  • Silent bowler
  • Hydro pump
Pompa e ajrit

Pompa e ajrit

Pompa e ajrit, me fuqi të lartë dhe komponent termik të integruar, furnizon çdo grykë ajri me ajër të ngrohur në mënyrë individuale. Kjo është shumë e rëndësishme nga pikëpamja e rehatisë së përdorimit dhe konsumit të energjisë për ngrohjen e ujit. Kështu është edhe komponenti ynë i certifikuar SILENT.

  • Silent bowler
  • Aero pump
Pompa rrethore

Pompa rrethore

Pompa rrethore është një nga pjesët e rralla që duhet të funksionojnë vazhdimisht. Falë saj, tërë masa e ujit qarkullon vazhdimisht nëpër filtrat dhe ngrohësit, duke mundësuar përdorimin e vaskës sonë SPA me kënaqësi.

  • Silent bowler
  • Circulation pump
Sistemi kimik i pastër

Sistemi kimik i pastër

Kompania Gecko Alliance na furnizon me sistemin me të sigurt në bazë bromi për sanimin e ujit. in.clear gjeneron dhe lëshon brom në ujë, me qëllim për të eliminuar ndotësit mikrobiologjikë të tillë si bakteret, algat dhe lëndët organike në ujë, duke siguruar përdorim relaksues dhe të këndshëm çdo herë

Ozon generator

Ozon generator

Gjeneratori i ozonit e komprimon oksigjenin nga ajri i mjedisit rrethues, duke e transformuar në OZON. Ozoni përhapet nëpër të gjithë komponentët deri në cepin më të largët dhe do ta bëjë ujin të qartë dhe absolutisht të pastër nga pikëpamja mikrobiologjike. Me punën e tij të qetë por të vlefshme, gjeneratori i Ozonit bën që çdo përdorim vaskës SPA të jetë një kujtim i bukur.

  • Ozone generator
Filtri antibakterial

Filtri antibakterial

Filtri antibakterial me qymyr të aktivizuar dhe vrima shumë të holla përbën një kufi fizik për gjërat e përditshme (gjethe, bar, papastërti fizike të vogla) nga mjedisi rrethues, të cilat gjenden gjatë ditës në "pasqyrën e ujit" të vaskës sonë

  • SPA water filter
Currilat e ujit dhe ajrit

Currilat e ujit dhe ajrit

Në rast të currilave të ujit dhe ajrit si edhe të kontrolleve ne kemi zgjedhur zgjidhjet "made by GECKO", të cilat janë të qëndrueshme ndaj të gjitha kushteve klimatike dhe mund të përdoren shumë vjet. Duket e thjeshtë, por vetëm në shikim të parë. Duke marrë parasysh që currilat dhe kontrollet janë diçka që është në kontakt të drejtpërdrejtë me ne, ato duhet të jenë shumë cilësore dhe të përbëjnë gjithashtu një element estetik të vaskës. Kompletet e currilave të ujit dhe ajrit "by GECKO" janë nga më të mirat e ofertës botërore në fushën e SPA-ve. Deri tani, asgjë nuk është rrotulluar aq lehtë dhe me gëzim në ujë, duke mundësuar që përvoja e masazhit të jetë e pakrahasueshme dhe efektet vizuale të lëvizjes së ujit të jenë praktikisht të papërshkrueshme. Thjeshtësisht, kjo është diçka që duhet ta provoni, sepse pompat e tregojnë fuqinë e vet pothuajse në heshtje të plotë në sajë të konfiguracionit të tyre. "Pabesueshmërisht e mirë" është ndoshta definicioni më i përshtatshëm.

  • Hydro-air jets
  • Aero jets
  • Combo hydro jets
Ngrohësi

Ngrohësi

Ngrohësi prej 3kw është plotësisht i integruar në kutinë elektronike. Mund të programohet në një nivel prej 0,5ºC.

  • SPA heater
Smart Led Light

Smart Led Light

Që nga kohët e lashta, drita ka pasur një efekt pozitiv të njohur mbi organizmin tonë. Një gamë shumë e gjerë ngjyrash dhe fuqish do të krijojë flluska dhe ngjyra të pabesueshme para syve tanë. High Light - Elegancë në tërë madhështinë dhe cilësinë e fabrikimit, me një unazë kromi. Rekomandimi ynë është që ta përdorni së bashku me Smart Led Light.

  • Smart LED light
Izolimi i SPA-së

Izolimi i SPA-së

Të krijojmë një produkt me efikasitet energjetik të lartë dhe të ruajmë temperaturën e zgjedhur të ujit me sa më pak humbje që të jetë e mundur - këto dy kërkesa kanë zënë një vend të lartë në listën e përparësive gjatë krijimit të vaskave tona SPA. Në këtë mënyrë, kemi siguruar rehati përdorimi, duke mbrojtur njëkohësisht komponentët e instaluar në vaskë. Përveç kësaj, kemi nevojë për më pak kohë dhe më pak energji elektrike për të ngrohur ujin në vaskat tona SPA. Zvogëlimi i konsumit të energjisë mbron gjithashtu planetin tonë nga efektet e ngrohjes globale. Ne kemi arritur këtë, duke përdorur izolim PU të cilësisë së lartë prej 10 mm, të mbushur me një shtresë rezistente prej foljes së aluminit. Për kushte klimatike ekstreme dhe ngritjen e efikasitetit energjetik në një nivel edhe më të lartë. Ka mundësi për të zgjedhur një izolim PU më të trashësi prej 30 mm.

  • Smart eco
Struktura mbajtëse e SPA-së

Struktura mbajtëse e SPA-së

Një strukturë e ngurtë që mund të garantojë vite dhe vite përdorimi është diçka shumë e rëndësishme për ne. Kemi ndërtuar kornizën mbajtëse me kujdes dhe materiale cilësore me qëllim për të siguruar që vaskat tona SPA mund të zhvendosen nga një vend në tjetrin, nëse është e nevojshme. Përveç kësaj, është shumë e rëndësishme që korniza mbajtëse e vaskave SPA të mos transmetojë tingujt e funksionimit të pompës ose të komponentëveelektronike, duke shmangur efektin e "kutisërezonante".
• Korniza HDS prej stireni me densitet të lartë

  • Wips frame
Mbulesa e SPA-së

Mbulesa e SPA-së

Estetika, me një nivel të lartë përdorshmërie, është një kërkesë shumë e rëndësishme që duhet ta përmbushim, kur e mbrojmë ose blindojmë vaskën dhe pjesët e saj. Për të plotësuar kushtin e mëparshëm dhe për të mundësuar që vaska SPA të zbukurojë hapësirën ku ndodhet, kemi përdorur mbulesën "Sinter Wood". Do të përmendim vetëm disa nga karakteristikat e saj: një pamje jashtëzakonisht të bukur, ngrohtësi, rezistencë ndaj të gjitha kushteve klimatike, nuk ka nevojë për mirëmbajtje, zbutje akustike, rezistencë fizike...

Mbulesa Termo

Mbulesa Termo

Gjatë pushimeve të shkurtra ose kur mbaron sezoni i përdorimit, vaska juaj duhet mbrojtur me një mbulesë termike cilësore. Mbulesa jonë termike mundëson që vaska SPA të gëzojë një "gjumë dimëror" të qetë. Ajo është bërë pikërisht sipas masës, prej shkume PU me dendësi të lartë, e veshur me folie termike PE, me përpunim përfundimtar dhe një mbulesë dekorative prej lëkure sintetike, shumë rezistente ndaj lagështisë dhe të gjitha llojeve të rrezatimit (UVA, IR, UVB) nga mjedisi i jashtëm. Një detaj i vogël por jo më pak i rëndësishëm është se ajo ka skaje të pjerrëta, të cilat zbresin nga mesi drejt buzave me një kënd të lehtë, me qëllim për të lehtësuar kullimin.

  • Thermo covers
Cerada

Cerada

Cerada me batanije termike, është një detaj i domosdoshëm për një "gjumë dimëror" të qetë. E bërë sipas masës dhe e papërshkueshme nga uji, ajo plotëson mbrojtjen e pajisjes.

Shkallët

Shkallët

Shkallët ju mundësojnë një qasje të lehtë dhe pa rrëshqitje në disa ngjyra të ndryshme.

Aromaterapia

Aromaterapia

Kënaquni plotësisht, duke zgjedhur aromat tuaja të preferuara. Relaksimi i thellë dhe ekuilibri i plotë i trupit dhe mendjes mundësohen me një masazh të plotësuar me përdorimin e Aromaterapisë në vaskën tuaj SPA. Aroma lulesh: kedër, citrus, eukalipt, pjeshka dhe më shumë.

  • Aroma therapy
Sistemi zanor

Sistemi zanor

Ritmi juaj i preferuara tamam në stilin e zgjedhjes suaj muzikore. Lidhje e shpejtë me Bluetooth. Tingull cilësor, me përdorim të lehtë…

  • Sound system
Cilësia e ujit

Cilësia e ujit

Cleanwater Blue bactericide - algjicidi është një mjet kimik ndihmës, i cili përdoret për të mbajtur ujin të pastër dhe kimikisht të përshtatshëm në vaskën tuaj SPA. Është i butë ndaj pajisjeve, nuk lëshon erëra kimike dhe është i këndshëm për lëkurën dhe membranat mukoze.

  • Water quality
Llamba ultravjollce

Llamba ultravjollce

Llamba UV është një pjesë e domosdoshme e pajisjeve që e mbajnë ujin të pastër dhe të përshtatshëm në vaskën SPA. Rrezet UV shkatërrojnë një gamë të gjerë bakteresh që gjenden rregullisht në ujë

  • SPA UV lamp
Servisimi MAKS. 72 orë

Servisimi MAKS. 72 orë

Pavarësisht nëse kënaqeni në privatësinë e kopshtit tuaj ose merreni me dhënien e krevateve me qira në industrinë e turizmit, defektet mund të paraqiten papritmas dhe kryesisht pa paralajmërim. Thjeshtësisht, ato duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Nëpërmjet kësaj pakete servisimi, ne kemi vendosur t'ju mundësojmë që të kënaqeni me tej me pajisjen tuaj brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit tuaj lidhur me defektin. Tekniku ynë i servisimit do t'ju vizitojë brenda këtij afati me pjesët e nevojshme të këmbimit, sipas rastit.

  • Servisim 72-orësh
Platforma online 24/7

Platforma online 24/7

Kontrolloni funksionimin e vaskës suaj SPA edhe kur jeni fizikisht larg saj. Vini vaskën në funksionim nëpërmjet Platformës sonë online, me temperaturën e dëshiruar, stilin tuaj të preferuar të funksionimit për pompat e ujit dhe ajrit dhe një lojë të këndshme dritash, gjithçka nga qindra kilometra larg. Pushimi juaj do të fillojë menjëherë pasa mbërritjes suaj, me një lojë të filtruar dhe të temporizuar dritash dhe me flluska të mbushura me ujë.

  • Smart system